Ja si duket renditja tabelare pas 22 javëve në LPFM

Java e 22-të në elitën e futbollit vendor na dhuroi derbin ndeshjen mes skuadrave shqiptare, FC Shkupit dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Para tribunave të stërmbushura në Çair FC Shkupi shënoi fitore minimale ndaj Shkëndijës, skuadër kjo që megjithatë vazhdon të kryesojë renditjen bindshëm me 8 pikë para Akademia Pandevit dhe Vardarit, skuadër kjo që në Strumicë nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Bellasicës.

Në barazim pa gola u ndal edhe Renova si vendas përballë Makedonija GJ.P, me ç’rast “gjipspunuesit” vazhdojnë të mbajnë pozitën e 6-të në renditje me 27 pikë, 4 më pak se Rabotniçki i vendit të 5-të, që dështoi të marrë fitoren e parë në terren vendas në stinorin pranveror, duke u mundur nga Akademia Pandev.

Kësisoj “romantikët” humbën pozitën e katërt, që tashmë zotërohet nga FC Shkupi, ndërsa kanë ndryshuar pozitat edhe Sileksi dhe Makedonija GJ.P, me këta të fundit që tashmë ndodhen në pozitën e 8-të me 23 pikë, një më pak se Sileksi i vendit të 7-të që kishte mundur Pobedën në Kratovë me rezultatin minimal 1:0. Bellasica me 19 pikë renditet në pozitën e parafundit, teksa Pobeda pas disfatës në Kratovë tashmë e vetme mban fenerin me vetëm 18 pikë të tubuara.

# Ekipi Nd. F B D G-av. Pikë
1. Shkëndija 22 14 5 3 47:16 47
2. Ak. Pandev 22 12 3 7 26:17 39
3. Vardari 22 11 6 5 25:16 39
4. Shkupi 22 9 6 7 24:21 33
5. Rabotniçki 22 9 4 9 30:32 31
6. Renova 22 6 9 7 24:25 27
7. Sileksi 22 5 9 8 16:26 24
8. Makedonija Gj.P 22 5 8 9 24:33 23
9. Bellasica 22 4 7 11 16:31 19
10. Pobeda 22 5 3 14 15:30 18

 

Leave a Reply