Ronaldo: Ky është mentaliteti i duhur për në Ligën e Kampionëve

Fal Kristiano Ronaldos, Juventusi arriti që të eliminon Atletikon e Madridit, duke u kualifikuar kështu në fazën e çerekfinales në Ligën e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:2. Autori i tre golave të shënuar sonte në Torino, ka folur pas ndeshjes, duke e vlerësuar forcën e ekipit të tij.

“Duhej të ishte një mbrëmje e veçantë dhe ashtu ka qenë, jo vetëm për golat, por edhe për skuadrën. Ky është mentaliteti i duhur për Ligën e Kampionëve . Është një arsye për t’u ndier krenarë. Unë bëj pjesën time dhe jam shumë i kënaqur, ka qenë një mbrëmje magjike. Atletico është një skuadër shumë e komplikuar, por edhe jemi një skuadër e fortë dhe e kemi treguar. Në finale? Jo, është akoma herët për të folur për këtë”, ka thënë Ronaldo.

Leave a Reply