Maqedonia U16 fituese e turneut zhvillimor në Shkup

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka fituar vendin e parë në turneun zhvillimor nën përkujdesjen e UEFA-s për grupmoshat U-16, që këtyre ditëve u zhvillua në kryeqendrën tonë, njofton infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Goran Stankovski në konkurrencë me Gjeorgjinë, Azerbajxhanin dhe Arabinë Saudite, arritën tre fitore, duke dalë në fund fitues me plotë merita.

Maqedonia U16 gjatë ditës së sotme mundi Azerbajxhanin me rezultatin 2:1, falë golave të shënuar nga Dashmir Elezi (3’) dhe Ramis Beroviç (43’). Gjatë pjesës së dytë Maqedonia pati edhe disa raste konkrete për të shënuar edhe ndonjë gol tjetër në rrjetën e azerëve, mirëpo Behat Feta dhe Georg Stojanovski, nuk i’a arritën që të shënojnë, transmeton infOSport.mk”.

Ndryshe në dy ndeshjet e parë të këtij turneu zhvillimor, Maqedonia me rezultatin identik 2:0 kishte mundur Arabinë Saudite dhe Gjeorgjinë.

Leave a Reply