Tikveshi fiton derbin ndaj Borecit, fiton edhe Bregallnica (VIDEO)

Tikveshi i ka shkaktuar disfatën e dytë dhe më të rëndën këtë edicion Borecit, duke hapur garën për vendin e parë, njofton “infOSport.mk”. Para një numër të konsiderueshëm tifozësh, Tikveshi në Kavadar shënoi fitore 3:0, duke ngushtuar epërsinë në vetëm 7 pikë ndaj liderit momental, Borecit, që edhe përkundër kësaj disfate vazhdon të kryesojë renditjen me 46 pikë.

Marjan Ristovski shënoi një super gol në minutën e 27-të, ndërsa Robert Mitev me dy gola të tjerë të shënuar gjatë pjesës së dytë (48’, 57’) nokautoi në tërësi skuadrën nga Velesi.

Tikveshi avanson ne derbi ndeshjen e Lindjes kundër Borecit

Tikveshi avanson ne derbi ndeshjen e Lindjes kundër Borecit TIKVESHI – BORECI 1:0(M. Ristovski 27')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 30 март 2019 г.

Po me të njëjtin rezultat 3:0, Detonit Junior mundi Partizan Obrshanin si vendas, ndërsa një fitore që mban gjallë shpresat për dy vendet e para, regjistroi edhe Bregallnica, që si vendas me rezultatin 2:1 mundi Sasa-n.

Që të dy golat skuadra nga Shtipi i realizoi në pjesën e parë, me Ive Trifunovskin që hapi serinë e golave vetëm pas 10 minutuave lojë, ndërkohë Darko Stojanov në minutën e 23-të, bëri që Bregallnica në pushim të shkoj me dy gola epërsi. Në pjesën e dytë, u shënua vetëm një gol, edhe atë nga mysafirët, për të cilët shënoi Zoran Zlatkovski (76’).

Ndërkohë në 2 ndeshjet tjera të javës së 18-të në Konferencën e Lindjes, mungoi efikasiteti, ashtu që të dyja ndeshjet u mbyllën me barazim pa gola.

LDFM – Lindje, Java 18

Tikveshi 3:0 Boreci
Bregallnica 2:1 Sasa
Detonit Junior 3:0 Partizan Obrshani
Kit Go 0:0 Kozhuvi
Vardar Negotino 0:0 Plaçkovica

Leave a Reply