Salah zbulon fjalët e Jyrgen Klopit pas triumfit ndaj Totenhemit

Në përfundim të supersfidës mes Liverpool dhe Tottenham, e fituar nga të kuqtë me rezultatin 2-1, ylli egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah ka zbuluar se trajneri Jurgen Klopp i kishte thënë skuadrës që të mundnin Tottenham ishte më e rëndësishme se të luanin mirë.

“U futa në dhomën e zhveshjes dhe fola me trajnerin. Ai tha se nuk ishte e domosdoshme të luash mirë, por më e rëndësishme është të gjejmë një mënyrë për të fituar pikë. Ekipet e mëdha gjejnë gjithmonë një mënyrë për të fituar pikët”, tregoi Salah.

“Sot nuk luajtëm ndeshjen tonë më të mirë, por fituam ndeshjen, çka është gjëja më e rëndësishme. Tifozët sot ishin fantastikë. Ata duan të fitojnë Premier League me çdo kusht dhe ne po bëjmë gjithçka për ta realizuar. Ata na ndihmojnë shumë në ndeshje. Çdo gjë ndryshon me tifozët”, vijoi egjiptiani.

“Mendoj se tifozët ma atribuan mua atë gol. Goli është gol. Gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim 3 pikët. Unë nuk kam shënuar në disa ndeshje, por ka futbollistë që kanë të njëjtin numër golash me mua dhe po përjetojnë sezonin e jetës së tyre. Ndërkohë, unë supozohet të kem një sezon të keq”, përfundoi Salah.

Leave a Reply