Ramadani: Të gatshëm për të mundur edhe FC Shkupin

Emran Ramadani po kalon një formë të mirë me fanellën e Renovës, teksa bashkë me Burhan Mustafov, rezultojnë dy golashënuesit më të mirë të skuadrës nga Xhepçishti në stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy kanë shënuar nga 3 gola, me Mustafov, i cili shënoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Akademia Pandev në Strumicë, ndërkohë Ramadani kishte realizuar në ndeshjen e fundit në Tetovë, kundër Bellasicës, aty ku dy gola të tjerë i kishte shënuar edhe Vardarit.

Super asist i Gafurit, dhe super gol i Emran Ramadanit, Renova dyifishon ndaj Bellasicës

Super asistin e Gafurit, Emran Ramadani e shndërron në një super gol për dyfishim të rezultatit RENOVA – BELLASICA 2:0(E. Ramadani 21')

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 28 март 2019 г.

“Me të vërtetë është një ndeshje derbi, megjithatë neve jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin që në fund të arrijmë deri tek fitorja” – u shpreh Emran Ramadani, në një prononcim për “infOSport.mk”.

Ndeshja midis Renovës dhe FC Shkupit në stadiumin e qytetit të Tetovës do të startojë në ora 15:30, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri, Dimitar Meçkarovski, një ndër arbitrat më të mirë në futbollin vendor.

Leave a Reply