Hazard gati për tu larguar nga Çelzi, gjesti e tij e konfirmon një gjë të tillë (VIDEO)

Eden Hazard si duket po kalon muajt e fundit te Çelzi, ndërsa si destinacion i tij i rradhës përflitet të jetë La Liga spanjolle dhe skuadra e Real Madridit. Kjo pistë po merrë më shumë hov, sidomos pas gjestit të fundit të belgut gjatë një debati të shkurtër në rrugët e Londrës, teksa po ngiste veturën e tij.

I pyetur nga disa tifoz që qëndronin në një veturë tjetër përballë, nëse do vazhdonte të qëndrojë në “Stemford Brixh”, Hazard tundi kokën, duke u larguar me shpejtësi me makinën e tij.

Si duket edhe vetë Hazard tashmë është i vendosur për të veshur fanellën e Realit të Madridit, atje ku si trajner do të gjejë Zinedin Zidan.

Leave a Reply