A do të shohim finale angleze edhe në Liga Europa?

A do të mund të shohim një finale angleze edhe në Liga Europa? Një gjë të tillë pritet të mësojmë sonte, kur në program janë dy ndeshjet e kthimit të ½ së finales në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian.

Gjasat janë reale, pasi Arsenali drejt Spanjës udhëton me një epërsi prej dy golash ndaj Valencias (3:1), teksa Çelzi në “Stemford Brixh” shihet si favorit përballë Ajntrahtit të Frankfurtit, pas atij barazimi 1:1 në ndeshjen e parë në Gjermani.

“Football is coming home”, është motoja e tifozëve anglezë.

Me trofeun e Ligës së Kampionëve të siguruar, ku do shohim një finale midis Liverpullit dhe Totenhamit, misioni do të përmbushej sonte me kualifikimin e dy ekipeve të tjera angleze, Arsenal-Çelzi, në një tjetër finale të madhe, atë të Liga Europa, e më pas edhe të SuperKupës së Europës.

Leave a Reply