Derbi lokal i 67-të midis Vardarit dhe Rabotniçkit mbyllet miqësisht (VIDEO)

Derbi i 67-të midis Vardarit dhe Rabotniçkit është mbyllur në paqe. 1:1 ishte rezultati përfundimtarë i takimit të zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, aty ku të pranishmit patën mundësinë të shohin një futboll cilësor.

Në një ndeshje të barabartë, me një lojë aktive dhe shumë agresive në mesfushë, por edhe shumë luftë, Rabotniçki avansoi në minutën e 33-të me anë të Petar Petkovskit, duke ndëshkuar kështu 3-4 rastet e humbura të “kuqezinjëve” të Aleksandar Vasoskit.

Vardari deri tek barazimi erdhi në fillimin e pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 50-të, kur Cvetanoski mjaft mirë pasoi brenda zonës për mesfushorin Darko Micevski, ndërsa ky i fundit nuk fali dhe me një goditje precize për tojë nga një distancë prej 15 metrash shënoi për barazim të rezultatit në 1:1.

Rabotniçki nga minuta e 67-të luajti me një futbollistë më pak në fushë pas kartonit të dytë të verdhë të mbrojtësit bullgar, Vijaçki, ndërsa edhe përkundër kësaj epërsie numerike në fushë, në fund nuk arritën që të shënojnë golin e fitores.

Në fund vetëm nga 1 pikë për të dyja skuadrat, me Rabotniçkin që do të duhet të luftojë për mbijetesë në 3 xhirot e fundit të edicionit 2018/2019, ndërsa Vardari që tani e ka të sigurtë pjesëmarrjen në Europë.

Leave a Reply