UEFA vjen me 9 rregulla të reja në Ligën e Kampionëve

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, UEFA do bëjë disa ndryshime drastike në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, Ligën e Kampionëve.

Të njëjtat kanë të bëjnë kryesisht me futbollistët zëvendësues në stol, më topin e diskutueshëm në fushë, sulmuesit që nuk lejohen në murrin mbrojtës si dhe interpretimi të prekjeve të topit me dorë.

9 janë rregullat e reja që janë vendosur nga UEFA:

  1. Futbollistët sulmues nuk mund të futen më mes murit mbrojtës të kundërshtarit të përbërë nga tre apo më shumë futbollistë gjatë ekzekutimit të goditjeve të dënimit. Futbollisti kundërshtar duhet të qëndrojë të paktën një metër larg barrikadës ose do të shkaktojë indirekt një goditje të lirë për kundërshtarin.
  2. Goditjet e lira brenda zonës tënde mund të rinisin pa qenë nevoja që të largohen lojtarët e skuadrës nga zona, ndërkohë që futbollistë e ekipit kundërshtar nuk lejohen të jenë brenda zonës derisa topi të jetë rivënë në lojë.
  3. Topat e diskutueshëm tani mund t’i jepen direkt portierit nëse loja është ndalur brenda zone. Jashtë zone, topi do të hidhet për skuadrën që e ka prekur për herë të fundit dhe të gjithë lojtarët kundërshtarë duhet të jenë 4 metra larg.
  4. Nëse një lojtar sulmues përdor dorën apo krahun për të shënuar apo krijuar një rast shënimi goli, qoftë edhe aksidentalisht, ajo do të konsiderohet shkelje dhe goli do të anulohet. Çdo incident me topin që prek krahun mbi lartësinë e shpatullës do të konsiderohet faull, me përjashtim të rasteve kur lojtari e shkelmon ose godet me kokë kundër njëri-tjetrit. Prekje e topit me dorë do të konsiderohet kur çdo lojtar e shton rrezen e trupit të tij në mënyrë jonatyrale, duke ngritur krahët. Ky quhet interpretim “siluetë natyrale”.
  5. Gjatë ekzekutimit të një penalltie, portieri duhet të ketë vetëm një këmbë në vijë fatale gjatë ekzekutimit. Portierët nuk do të lejohen të prekin shtyllën, traversën apo rrjetën përpara se të goditet topi.
  6. Një lojtar i zëvendësuar duhet të largohet nga fusha në pikën më të afërt dhe jo vetëm në mesfushë si më parë. Kjo bëhet për të kursyer kohë.
  7. Trajnerëve dhe stafit mund t’u jepet karton i kuq dhe i verdhë në të gjitha nivelet për sjellje të pahijshme. Në Angli është aplikuar këtë sezon në EFL, por jo edhe në Premierligë.
  8. Skuadra që do të fitojë monedhën do të ketë mundësi të zgjedhë shkelmimin e topit ose portë e preferuar.
  9. Tani do të lejohen 12 lojtarë në stol dhe një rregull i tillë do të hyjë në fuqi që këtë sezon, në finalen e Liverpulit me Totenhamin.

Leave a Reply