Emanuel Mbella futbollisti i 6-të që largohet nga Renova!

Emanuel Mbella nuk është më lojtarë i Renovës. Sulmuesi kamerunas me pasaportë franceze dhe Renova kanë ndarë rrugët, me ç‘rast sulmuesi 27-vjeçar tashmë është në kërkim të skuadrës së tij të re, e që sërish mund të ndodh që të jetë në Maqedoninë e Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Mbella iu bashkua Renovës janarin e këtij viti, duke arritur nga rradhët e Sileksit, ndërsa gjatë karrierës së tij në futbollin tonë vendor ka luajtur edhe me FC Shkupin, ndërsa për gjysmë sezoni provoi veten edhe në elitën e futbollit kosovar me fanellën e Gjilanit.

Kësisoj Emanuel Mbella bëhet futbollisti i 6-të që largohet nga Renova, pas Xhelil Abdullait, Emran Ramadanit, Muhamed Useinit dhe dy portierëve Matija Kobetiç dhe Urosh Gjuriç.

Leave a Reply