Pas Kobetiç largohet edhe portieri serb, Gjuriq

Renova sezonin e ri futbollistik do ta nis me shumë ndryshime, edhe atë duke filluar që nga porta. Kjo për faktin se dy portierët e parë të kësaj skuadre vendosën të largohen nga Tetova. Kobetiç ishte i pari që u largua, ndërsa një gjë të tillë tashmë ka bërë edhe Urosh Gjuriq, që te Renova erdhi në muajin shkurt të këtij viti si zëvendësim pikërisht për kroatin Matija Kobetiç, njofton “infOSport.mk”.

Djuriç te Renova erdhi nga Dinamo Vranje, ndërsa me Renovën regjistroi 17 ndeshje, duke pranuar 23 gola. Ai në 5 ndeshje arriti që të mbajë rrjetën të paprekur me skuadrën nga Xhepçishti.

Tashmë te Renova dyshja eportierëve janë Hadis Veli dhe Vullnet Islami, të cilët pritet të bartin barën kryesore në sezonin e ri, gjithnjë nëse drejtuesit e skuadrës i besojnë kësaj dyshe.

 

Leave a Reply