Milani të hënën prezanton turkun 19-vjeçar që i kushtoi 17 mln euro

Drejtuesit e Milanit kanë arritur të mbyllin me sukses transferimin e futbollistit turk, Ozan Kabak nga rradhët e Shtutgartit. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës vetëm 19-vjeçar, i cili te Shtutgarti erdhi janarin e këtij  viti nga rradhët e Galatasarajit.

Skuadra gjermane atë kohë për shërbimet e Kabak pagoi vetëm 11 milion euro, ndërsa tashmë pas 6 muajve do ta shesë për 17 milion euro, 2 milion prej të cilave do ti marrë në formë bonusi.

Anëtari i përfaqësueses së Turqisë, me Milanin do të firmosë kontratë 5-vjeçare, me një pagë vjetore prej 1.6 milionë euro.

Prezantimi i talentit turk do të kryhet ditën e hënë, ndërsa vlen të theksohet se për shërbimet e tij, përveç “rossonerëve”, interes kishin shfaqur edhe Bajerni i Munihut dhe Uest Hami.

Leave a Reply