Osmani: Atë që deshëm e morrëm në Shkup

Shkëndija sot përballë Vardarit në Shkup nxorri një barazim pa gola, duke ruajtur diferencën në pikë ndaj këtij rivali për titull. Pra kur kanë mbetur edhe 8 javë deri në mbyllje të këtij edicioni, Shkëndija vazhdon të ketë 12 pikë më shumë se Vardari, skuadër kjo që në fund me shumë gjasa do të duhet të luftojë për të ruajtur pozitën e dytë, në të cilën ndodhet për momentin.

Ndryshe ishet kjo ndeshja e tretë me rradhë e këtij edicioni që Vardari nuk arrinë të shënojë në rrjetën e Shkëndijës, ndërsa një gjë e tillë sot ka kënaqur edhe trajnerit e tetovarëve, Qatip Osmani.

“Ne në Shkup erdhëm me ambicie mos të humbim ndeshjen pasi përballë kishim konkurentin e vetëm për titullin e kampionit. Mendoj se i’a arritëm qëllimit dhe pse gjatë pjesës së parë kishim iniciativë dhe krijuam disa mundësi që mbetën të pashfrytëzuara. Në fraksionin e dytë pa vetëdije u tërhoqëm pak, por megjithatë edhe me barazim jemi të kënaqur”, – deklaroi pas ndeshjes trajneri Qatip Osmani.

Ndeshjen e rradhës skuadra kampione në fuqi e Shkëndijës do të mirëpret Makedonija GJ.P.

Leave a Reply