Njihuni me formacionin më të shtrenjtë në Botë që kushton 1.5 bilion sterlina

Formacioni më i shtrenjtë në botën e futbollit kalon shumën e 1.5 bilionë sterlinave, duke përfshirë në të emra si Mohamed Sallah, Kilian Mbape dhe Lionel Messi.

Ajo që bie në sy, është numri i madh i futbollistëve nga Premierliga angleze, gjithsej 7, duke konfirmuar në këtë mënyrë edhe epitetin e ligës më të fuqishme Europiane. Një gjë të tillë u dëshmua pikërisht edhe në sezonin e fundit, kur skuadra nga ky kampionat luajtën në finalet e dy kompeticioneve më të rëndësishme europiane, Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës.

Ishte Liverpulli që triumfoi në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, duke mundur Totenhamin, teksa në finalen e Liga Europa, Çelzi triumfoi ndaj Arsenalit.

Pikërisht nga rradhët e Liverpullit bëjnë pjesë 4 lojtarë, 3 janë nga rradhët e Mançester Sitit, 2 nga Barcelona dhe nga një nga skuadrat si PSZH dhe Borusia Dortmund.

Leave a Reply