Vardari mbetet pa mbrojtësin Manev!

Kosta Manev me shumë gjasa po kalon momentet e fundit te Vardari. Sipas asaj që raporton “sportsport.ba” mbrojtësi i “kuqezinjëve” nga Shkupi mund ti bashkohet skuadrës boshnjake të Velezh, skuadër kjo që këtë edicion u rikthye në Premierligën boshnjake.

I njëjti burim bënë me dije se drejtuesit e Velezh dhe Manev parimisht kanë arritur marrëveshje, dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për tu precizuar që edhe përfundimisht të hidhet e zeza mbi të bardhën.

26-vjeçari Manev ka një karrierë të bujshme futbollistike, teksa e gjithë karriera e tij para se ti bashkohej Vardarit verën e vitit 2018-të, është zhvilluar në Finlandë, ku ka luajtur me skuadrat si Viikingit, Klubi 04, PK-35, Honka, Inter dhe Kemi Kings.

Leave a Reply