Thuajse e kryer, mesfushori “madrilen” i bashkohet Napolit!

Skuadra e Real Madridit gjatë ditës së sotme është nisur në Kanada, ku do të zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve para fillimit të sezonit të ri futbollistik. Në mesin e futbollistëve që kanë udhëtuar me ekipin, nuk është edhe Hames Rodrigez, i cili me shumë gjasa do ti bashkohet Napolit në “Serie A”.

Emri i kolumbianit gjithashtu lidhej edhe me një kalim të mundshëm tek Atetiko Madridi, mirëpo duket se drejtuesit e klubit “madrilen” më shumë kanë preferuar që mesfushori i tyre të transferohet te skuadra “napolitane” që udhëhiqet nga ish trajneri i tyre, Karlo Ançeloti.

Kujtojmë që Rodrigez për 2 sezone ishte i huazuar tek gjigandët gjerman të Bajern Munih, me të cilën skuadër fitoi disa tituj të rëndësishëm, mirëpo duke mos arritur që të bind drejtuesit e klubit “bavarez” për të blerë përfundimisht kartonin e tij nga Real Madridi.

Leave a Reply