Bajrami: Jemi sakrifikuar për Europë, presim me padurim duelin e nesërm (VIDEO)

Shkupi nesër do të përballet me Pjunikun në ndeshjen e parë eliminatore në Liga Europa. Favoriti dihet në letër, mirëpo “bardheblutë” nuk dorëzohen para kohe dhe gjithçka pritet të japing në terren për rezultat pozitiv.

Kapiteni i Shkupit, Muharem Bajrami në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë para sfidës e armenët, ka thënë se janë përgatitur maksimalisht dhe se kanë analizuar mirë kundërshtarin, ndërsa nesër pritet të bëjnë paraqitje dinjitoze.

“Kemi punuar me intesitet të lartë gjatë kësaj faze përgatitore pasi që na presin ndeshjet e Ligës së Evropës, që dallojnë nga ato kampionale. E kemi parasysh se në ndeshjen e nesërme luajmë me një kundërshtar mjaft të organizuar, pasi që secilën sezon ata luajnë në Ligën e Evropës apo Ligën e Kampioneve. Këto tetë ditët e fundit kemi analizuar kundërshtarin dhe normal që i dimë pikat e forta dhe të dobëta të tyre dhe do të mundohemi që gjatë ndeshjes së nesërme të shfrytëzojmë dobësitë e tyre, që të arrijmë këto dy ndeshje rezultat pozitiv dhe të dalim si fitues. Jemi sakrifikuar gjatë gjithë kampionatit për këto ndeshje dhe e presim me padurim duelin e nesërm”, ka thënë kapiteni Bajrami.

Leave a Reply