ÇAMPIONS: Partizani-Karabahu barazim, debuton Rron Broja (VIDEO)

Është mbyllur me barazim pa gola ndeshja e parë e Partizanit dhe Karabahut në kuadër të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve. Pjesa e parë nuk ishte e mirë për ekipin shqiptar, të cilët ishin soliduar më shumë në mbrojtje dhe ekipi nga Azerbejxhani bënin lojën, ku dhe patën disa raste të mira shënimi, ndërsa njëherë goditën edhe traversën.

Në 45-të minutat e dyta, Partizani i Tiranës zhvilloi një nivel tjetër të lojës, me çka kishin edhe tre raste të rrezikshme për gol brenda 1 minuti, por që rezultuan të pafat për ekipin shqiptar.

Në këtë sfidë u aktivizuan edhe dy prurjet e reja të Partizanit si Broën dhe mesfushori tjetër nga Kosova Rron Broja. Lojtari nga Mitrovica u aktivizua në minutën e 68-të, duke zëvendësuar Ëilliamin.

Ndeshja e kthimit ndërmjet Partizanit dhe Karabahut do të luhet pas një jave në Azerbejxhan dhe do të vendoset ekipi që do të kualifikohet në raundin e dytë të Çampionsit./InfOSpot.mk

Leave a Reply