Asani: Kualifikimin për në raundin e dytë e sigurojmë në Azerbejxhan

Partizani i Tiranës nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e parë ndaj Karabahut të Azerbejxhanit në kuadër të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve. Futbollisti nga Shkupi, Jasir Asani pas ndeshjes është treguar shumë besimplotë se në ndeshjen e kthimit në Baku, ai me ekipin e tij Partizanin do të arrijnë të marrin kualifikimin për në raundin e dytë.

“Ndeshje shumë e vështirë për ne. Kemi dhënë maksimumin ndaj një ekipi të madh si Qarabag. Besoj se në ndeshjen e kthimit do t’ja dalim atje patjetër”, u shpreh shkupjani.

“Fusha ndikoi pak për shkak të rreshjeve. Jemi të kënaqur dhe të lumtur me rezultatin. Jemi besimplotë se do t’ja dalim në ndeshjen e kthimit”, deklaroi protagonisti kryesor në lojën ofensive të Partizanit.

“Në ndeshjen e kthimit mendoj se duhet më shumë përgjegjësi të kemi ne sulmuesit, sepse sot kemi patur shanset për të shënuar, sidomos unë e Çinari”, përfundoi Asani.

Leave a Reply