Çallandes zbuloi listën e futbollistëve për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes, ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Ndeshjen e parë të këtij muaji “Dardanët” do ta zhvillojnë kundër Çekisë më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen, ndërkohë 3 ditë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballen me  Anglinë.

Grumbullimi i futbollistëve bëhet në hotel “Emerald”, derisa stërvitjen e parë “Dardanët” do ta zhvillojnë të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Çallandes, do të paraqitet në konferencë për media në hotel “Emerald”.

Leave a Reply