Elseid Hysaj largohet nga Napoli, transferohet te gjigandët spanjoll!

Elseid Hysaj pas plotë 5 sezonesh do të largohet nga Napoli, për të vazhduar karrierën në Spanjë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, e ardhmja e mbrojtësit shqiptar do të jetë në Spanjë, më saktësisht te skuadra gjigande e Atletiko Madridit.

“La Repubblica”, shkruan se presidenti De Laurentis dhe drejtuesit e skuadrës nga Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e 25 vjeçarit, në “Vanda Metropolitano”.

Hysaj nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Ançeloti për sezonin e ri, ndërsa kjo bëri që menaxheri i reprezentuesit shqiptarë ti përveshë krahët dhe të punojë në përzgjedhjen e skuadrës së tij të re.

Leave a Reply