LK, Shkëndija eliminohet që në raundin e parë (VIDEO)

Shkëndija edhe pse ishte favorit i madh përballë estonezëve të Nomme Kalju, në fund ata u eliminuan  që në raundin e parë eliminatorë, njofton “infOSport.mk”.

Fitorja 1:0 në ndeshjen e parë në transfertë bëri që shumica prej nesh të mendojmë se kualifikimi i Shkëndijës për në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve do të jetë një detyrë shumë e lehtë, mirëpo ashtu nuk ndodhi në realitet, pasi të besuarit e trajnerit Qatip Osmani sot në arenën “Todor Proeski” u mundën nga Nomme Kalju me rezultatin 2:1. Pikërisht golat më shumë të shënuar në transfertë i dhanë të drejtën skuadrës estoneze për të avansuar për në raundin e dytë, aty ku me shumë gjasa do të përballet me gjigandët skocez të Selltikut.

Goli i Nomme Kalju ndaj Shkendijes

Goli i Nomme Kalju ndaj ShkendijesNdeshja e kthimit e raundit te pare eliminatore ne Ligen e KampioneveSHKENDIJA – NOMME KALJU 0:1(M. Ugge 6')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 16 юли 2019 г.

Ndryshe eliminimin e Shkëndijës e paralajmëroi Ugge me golin e shënuar që në minutën e 6-të, gol ky që u tregua si i vetmi i shënuar gjatë 45 minutëshit të parë. Pjesa e dytë nisi vrrullshëm për Shkëndijën, që u kanos me anë të Besart Ibraimit, mirëpo që goditja e tij nga gjuajtja e lirë përfundoi në shtyllë.

Shtylla i mohon golin Besart Ibraimit

Shtylla i mohon golin Besart Ibraimit

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 16 юли 2019 г.

Pasoi një tjetër tentativë e Agim Ibraimit, mirëpo që gjeti kundërpërgjigje nga ana e portierit kundërshtarë, i cili megjithatë kapituloi në minutën e 62-të, kur Agim Ibraimi u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Shkendija barazon rezultatin ndaj Nomme Kalju

Shkendija barazon rezultatin ndaj Nomme KaljuSHKENDIJA – NOMME KALJU 1:1(A. Ibraimi 62' – pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 16 юли 2019 г.

Pas këtij barazimi Shkëndija kishte kontroll të lojës, madje duke u kanosur në disa raste, e ku më seriozisht me anë të brazilianit Stenio Zhunior, mirëpo pa sukses, ndërsa fare në fund pas një rivënie të gjatë të ekzekutuar në thellësi, dhe reagimit të dobët të mbrojtësve “kuqezi”, Liliu nga afërsia me kokë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Kostadin Zahov.

Nomme Kalju avanson dhe Shkendijen eliminon

Nomme Kalju avanson fare ne fund ndaj ShkendijesSHKENDIJA – NOMME KALJU 1:2(Liliu 90+1')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 16 юли 2019 г.

Ky gol u tregua si deçiziv për kualifikimin e Nomme Kalju në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa shumë i kobshëm për Shkëndijën që në asnjë mënyrë nuk e kishte menduar eliminimin që në këtë fazë.

Tashmë Shkëndijën e presin ndeshjet eliminatore në kuadër të Liga Europa.

Leave a Reply