Shkëndija vazhdon garat në Liga Europa, ja me kë do të luaj

Shkëndija është eliminuar që në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, me ç’rast tashmë pranverën europiane do ta vazhdojë në Liga Europa, aty ku realisht do e presin kundërshtarë më të lehtë, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija edhe pse ishte favorit absolut përballë estonezëve të Nome Kalju, ata në fund u mundën 2:1, duke i përfunduar garat në këtë mënyrë që në fazën e hershme, edhe përkundër fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Talin.

Kësisoj Shkëndija do ti vazhdojë garat nga raundi i dytë eliminatorë i Liga Europa, aty ku e pret një dy luftim me humbësin nga ndeshja midis skuadrës nga Luksemburgu, Dudelanzh dhe asaj nga Malta, Valeta.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Luksemburg ishte mbyllur me barazim 2:2.

Leave a Reply