Rezervisti Ebbe kalon në epërsi Nju Seints, a do të ketë kundërpërgjigje nga Feronikeli (VIDEO)

Në këto momente në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani po zhvillon ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër kampionëve të Uellsit, Nju Seints, njofton “infOSport.mk”.

Rezultati nga ndeshja e parë 2:2 ka shtuar apetitet e skuadrës nga Drenasi, që megjithatë nuk po i’a delë të shfrytëzojë terrenin vendas, kjo për shkak se në minutën e 67-të mysafirët kaluan në epërsi me anë të rezervistit Ebbe.

Spender nga e djathta mjaft mirë harkoi në shtyllën e dytë, aty ku më së miri u gjind sulmuesi Din Ebe, i cili me kokë mposhti portierin Smakiqi.

Deri në fund të takimit kanë mbetur edhe 15 minuta, ndërsa shpresojmë që djemtë e trajnerit Ramadani të tregojnë atë fytyrë si nga ndeshja e parë, kur fare në fund arritën që të shënojnë dy gola të shpejtë.

Leave a Reply