TNS dhe arbitri norvegjez eliminojnë Feronikelin e Ramadanit (VIDEO)

Pas Shkëndijës lamtumirën garave të Ligës së Kampionëve për këtë edicion i’a dha edhe skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit shkupjan, Zekirja Ramadani sonte në ndeshjen e dytë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pësoi disfatë minimale 1:0 nga skuadra kampione e Uellsit, Nju Seints, duke u eliminuar në këtë mënyrë me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë skuadra drenase kishte barazuar 2:2 në Uells, edhe atë duke shënuar dy gola të shpejtë në çastet e fundit të takimit.

Megjithatë një gjë të tillë futbollistët e Feronikelit nuk arritën të bëjnë edhe sonte, kjo edhe shkaku i arbitrit kryesor, Eskas nga Norvegjia, i cili në minutën e 90-të nuk akordoi një penalti të pastërt për skuadrën kosovare.

Arbitri norvegjez eliminon Feronikelin e Ramadanit!

Arbitri norvegjez eliminon Feronikelin e Ramadanit!Ne videon me poshte mund te shihet penaltia e pastert si loti per skuadren kampione te Kosoves, qe megjithate nuk u akordua nga arbitri norvegjez, Eske, i cili ne kete menyre ndikoi direkt edhe ne eliminimin e Feronikelit nga Liga e Kampioneve…..

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 16 юли 2019 г.

Të kota ishin reagimet e futbollistëve vendas, ku si pasojë Astrit Fazliu u ndëshkua me të verdhë.

Ndryshe golin e fitores për skuadrën e Nju Seints e realizoi Din Ebbe në minutën e 67-të, vetëm një minutë pasi ishte inkuadruar në lojë.


LEXO GJITHASHTU: Rezervisti Ebbe kalon në epërsi Nju Seints, a do të ketë kundërpërgjigje nga Feronikeli (VIDEO)


 

Leave a Reply