Skuadra nga Irlanda dhe Franca interesohen për talentin e Shkëndijës!

Berat Beqiri mund të lëviz dhe të ndërrojë mjedis. 23-vjeçari i lindur në Kopenhagë të Danimarkës gjatë merkatos së janarit iu bashkua Shkëndijës së Tetovës, për të cilën skuadër gjatë stinorit pranveror zhvilloi 5 ndeshje, duke dëshmuar talentin e tij, njofton “infOSport.mk”.

Ai luajti në ndeshjet e fundit, edhe atë kundër Makedonija GJ.P, Bellasicës, Sileksit, Pobedës dhe Renovës, duke regjistruar edhe një asist në fitoren 4:1 ndaj Pobedës në kuadër të javës së 34-të.

Pikërisht mungesa e hapësirave te skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut mund të ndikojë që ai të ndërrojë skuadër dhe të pranojë ofertat e arritura në adresë të menaxherit të tij, Berg Beadini.

Ndryshe Beqiri gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me skuadrat e Naestved BK dhe BK Avarta, ndërsa gjithashtu ishte pjesë edhe e ekipit të të rinjëve të Kopenhagen, me të cilën skuadër kishte regjistruar 5 paraqitje gjatë vitit 2013-të në Ligën e Kampionëve për të rinj (UEFA Youth League), duke luajtur përballë skuadrave gjigande si Juventusi, Galatasaraji, Real Madridi dhe Barcelona.

Leave a Reply