Statistikat thonë se Mustafi është më i mirë se Maguire

Mançester Junajtedi është shumë afër që ta kompletojë transferimin e Hari Maguire, derisa ka arritur marrëveshje me Lesterin që t’i paguajë 92 milionë euro.

Anglezi 26-vjeçar do të futet në librin e rekordeve, pasi do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ai do të tejkalojë edhe holandezin, Virxhil van Dajk, i cili iu bashkua Liverpullit nga Sautemptoni për një shumë prej 85 milion euro.

Van Dajk në një farë mënyre i arsyetoi gjitha ato të holla, por mbetet të shihet nëse edhe Maguire do të jetë në nivel të detyrës, edhe pse gjërat që nga tani mund të mos jenë në favor të Maguires, duke u bazuar në statistikat që i kishte lojtari në sezonin e kaluar.

“SunSport” ka krahasuar statistikat e mbrojtësit të Lesterit me ato që Shkodran Mustafi i kishte te Arsenali.

Në bazë të tyre, mbrojtësi shqiptar me origjinë nga Gostivari del të jetë më i mirë se Maguire në shumë aspekte. (shih foton)

Maguire vs Mustafi
Ndeshje të zhvilluara: 31 – 31
Golat e pranuar: 40 – 40
Bllokimet: 18 – 17
Ndërprerje të aksioneve: 37 – 58
Ndërhyrjet: 31 – 62
Duelet e fituara: 17 – 45
Ndërhyrjet e suksesshme: 55% – 73%
Largimet nga zona e rreptësisë: 152 – 161
Largimet me kokë: 77 – 106
Duelet e fituara në zonë: 118 – 123

Leave a Reply