Danilo arriti në Torino për të firmosur me Juventusin

Mbrojtësi brazilian, Danilo, ndodhet në Torino, aty ku pritet që ti kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë me kampionët e Italisë, Juventusin.

Braziliani, i cili vjen nga rradhët e Mançester Sitit, është pjesë e marrëveshjes midis “biankonerëve” dhe “qytetarëve”, në bazë të së cilës portugezi, Zhoao Kanselo do të kalojë në rradhët e Mançester Sitit.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat italiane dhe ato angleze, “Zonja e Vjetër” do të përfitojë 28 milion euro nga ky transferim, plus dhe shërbimet e Danilos, i cili gjatë vitit 2017-të për një shumë prej 30 milion euro arriti në “Etihad” nga rradhët e Real Madridit.

Leave a Reply