Ndeshja me FC Shkupin e kobshme për Tanturovskin e Makedonija GJ.P!

Një ndër futbollistët më të mirë të Makedonija GJ.P, Dejan Tanturovski mund të mungojë nga fushat e blerta nga 6-8 muaj, në rast se mjekët konstatojnë këputjen e ligamenteve.

Informacionet nga tabori i “verdhekuqve” nga Gjorçe Petrovi thonë se futbollisti i tyre më në formë kishte pësuar këtë dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit kontrolluese kundër FC Shkupit në Çair, ndeshje kjo që ishte mbyllur me shifrat 2:2.  Tanturovski edicionin e kaluar ishte një ndër futbollistët më të mirë në rradhët e skuadrës së Makedonija GJ.P, për të cilën skuadër në 34 ndeshje, nga gjithsej 36, kishte regjistuar 9 gola dhe 5 asistime.

Tanturovski gjithashtu i zhvilloi edhe dy ndeshjet e këtij edicioni në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Liga Europa, kundër Alashkert të Armenisë, ndaj së cilës skuadër asistoi në golin e vetëm të shënuar nga Alen Jasharovski.

Makedonija GJ.P në të dyja ndeshjet pësoi disfatë përballë Alashkert, edhe atë fillimisht 3:0 në transfertë, dhe më pas në Shkup me rezultatin 3:1.

Leave a Reply