Arsllani fton 6 shqiptarë te U18 për turneun testues në Çeki

Përfaqësuesa U18 e Maqedonisë prej 19 deri më 25 gusht do të marrë pjesë në turneun e fortë testues në Çeki, aty ku do të jetë pjesë e grupit “B”, së bashku edhe me Ukrainën dhe Sllovakinë, njofton “infOSport.mk”.

Seleksionuesi, Shkumbin Arsllani për ndeshjet që do të luhen në Teplice do të llogarisë në plotë 21 futbollistë, 6 prej të cilëve janë shqiptarë.

Bëhet fjalë për dyshen e Shkëndijës, Altrim Jakupi dhe Imran Fetai, pastaj mbrojtësin e krahut të majtë të Vardarit, Ali Asani, mesfushorin e FC Shkupit, Hamza Ramani, atë të Nju Stars, Behar Feta, si dhe Lavdrim Latifin, që vjen nga rradhët e skuadrës daneze të Boldkluben.

“Turneu në Çeki do të jetë mundësi e shkëlqyeshme të shohim cilësitë ekipore dhe individuale të reprezentuesve dhe secilit prej futbollistëve që kemi ftuar. Pas kampit te suksesshëm në janar që kishim në Dojran, kjo do të jetë edhe një mundësi të jemi bashkë dhe të luajmë ndeshjë kundër rivalëve cilësorë. Kjo është fazë kur mundohemi të zgjedhim më të mirët në formacion, tani kemi disa emra të rinjë dhe pres të sjellin cilësi në lojën tonë. Shpresoj në rezultate pozitivedhe duele në të cilët do të tregojmë cilësi dhe karakter të fortë”, – shprehet seleksionuesi i përfaqësueses U18 të Maqedonisë, Shkumbin Arsllani.

Ndeshjen e parë përfaqësuesja e Maqedonisë do ta zhvillojë me 21 gusht kundër Ukrainës, ndërsa një ditë më vonë do të përballen me Sllovakinë.

PËRFAQËSUESJA U18 E MAQEDONISË
PORTIERË: Ivan Nikollovski (Pobeda), Kristijan Kitanovski (Vardar);
MBROJTËS: Ali Asani (Vardar), Filip Kostovski (Nju Stars), Altrim Jakupi (Shkëndija), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Imran Fetai (Shkëndija), Spase Terziev (Akademia Pandev), Viktor Krstevski (Vardar);
MESFUSHORË: Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Luka Stankovski (Rabotniçki), Ivan Nikolov (Akademia Pandev), Behar Feta (Nju Stars), Leonid Ignjatov (Vardar), Vllada Noveski (Vovjodina, Serbi), Hamza Ramani (Shkupi), Eren Partalko (Akademia Pandev), Lavdrim Latifi (Boldkluben, Danimarkë);
SULMUES: Azer Omeragiq (Vardar), Mario Ilievski (Septemvri Sofje, Bullgari), Metodi Maksimov (Rabotniçki);

Leave a Reply