Start i vështirë për Makedonija GJ.P, 4 ndeshjet e para të sezonit të ri jashtë Gjorçe Petrovit!

Fundjavën që vjen në vendin tonë starton sezoni i ri futbollistik 2019/2020 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Makedonija GJ.P, që prezantoi vendin tonë në ndeshjet e Liga Europa sezonin e ri do ta nis me transfertën kundër Vardarit, ndërsa për shkak montimit të sistemit ujor të fushës në stadiumin e Gjorçe Petrovit, “verdhekuqtë” i bie që 4 ndeshjet e para ti zhvillojnë jashtë stadiumit të tyre.

Kundërshtar i tyre në kuadër të javës së dytë do të jetë Akademia Pandev (18 gusht), mirëpo për shkak punimeve në stadium, këtë ndeshje Makedonija GJ.P me shumë gjasa si nikoqir do ta zhvillojë në terrenet pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Përveç kësaj, shorti deshi që skuadra e trajnerit Aleksandar Tanevski, ndeshjet e xhiros së tretë dhe të katërt ti zhvillojë si mysafir. Fillimisht me 25 gusht do të udhëtojnë në Tetovë për tu përballur me kampionët e Shkëndijës, ndërkohë me 31 gusht do të jenë mysafir të Sileksit në Kratovë.

Ndeshjen e parë në terrenin e saj në stadiumin e Gjorçe Petrovit, Makedonija Gj.P., do ta zhvillojë me 14 shtator kundër Borecit.

Leave a Reply