ZYRTARE, Bujamin Asani sërish pjesë e Ferizajit

Bujamin Asani sërish do të luaj në elitën e futbollit kosovar, njofton “infOSport.mk”. Shkupjani ka vendosur të pranojë ofertën e Ferizajit, pjesë e së cilës skuadër ishte 6 muajt e fundit të vitit 2018-të.

Kësisoj Asani do të veshë edhe njëherë tjetër fanellën e skuadrës së njohur kosovare, që ka pësuar shumë ndryshime si në udhëheqësinë e saj, ashtu edhe në fondin e futbollistëve.

Përveç Asanit të enjten pas dite drejtuesit e KF Ferizajit kanë prezantuar edhe Taulant Dajakun e Drenicës, treshen e Ditës së Gjilanit, Filonit Shaqiri, Zgjim Mustafa dhe Përparim Livoreka, pastaj Fatih Karahodën e Lirisë, Behar Bardhin e Vitisë dhe Donat Kaçiun e Gjilanit.

Gjithashtu KF Ferizaji ka prezantuar edhe trajnerin e ri, Bekim Isufin, ish trajnerin e Dritës, i cili me skuadrën nga Gjilani në sezonin 2017/2018 ishte shpallur kampion i Kosovës në futboll.

Ndryshe sa i përket Asanit, ai së fundmi ishte pjesë e Pobedës së Prilepit, ndërsa

gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Rabotniçkin, FC Shkupin, UTA Arad (Rumani), Kapaz (Azerbejxhan) dhe Skopjen.

Leave a Reply