FC Shkupi transferon reprezentuesin e Bosnje e Hercegovinës, Hajdareviç!

Pas Marin Jurina, te FC Shkupi në formë huazimi nga rradhët e skuadrës boshnjake të Çelik do të luaj edhe sulmuesi i talentuar, Nermin Hajdareviç, aktualisht pjesë e përfaqësueses U21 të Bosnje e Hercegovinës.

Hajdareviç te ekipi i Çelik u transferua gjatë kësaj vere nga rradhët e Zrinjski, mirëpo pasi i njëjti nuk bënte pjesë në planet e trajnerit, Hasan Ozer, u vendos që të huazohet te skuadra “bardhekaltër” nga Çairi, aty ku mendohet të ketë më shumë minutazh.

Leave a Reply