Pas Kutinjos, Bajerni vjen edhe me një goditje tjetër në merkato

Bajerni i Munihut po tregohet shumë aktiv në fundin e merkatos, teksa sot pas zyrtarizimit të brazilianit Kutinjo, ka njoftuar edhe për transferimin e Mikael Kuizans,  që vjen nga rradhët e Borusia Menhengladbahut.

20 vjeçari Kuizans, është një nga mesfushorët me rritjen më të madhe në Bundesligë, që pas transferimit të tij në vitin 2017 nga rradhët e skuadrës franceze të Nansi te Gladbahu.

Ai sezonin e fundit me Gladbahun në Bundesligë regjistroi 11 paraqitje, ndërsa aktualisht është pjesë e Kombëtares U20 të Francës.

Leave a Reply