Çallandes me shumë probleme në prag të ndeshjes me Çekinë, i mungojnë shumë yje!

Lëndimi i Milot Rashicës vetëm sa i ka shtuar kokëdhimbjet seleksionuesit të Kosovës, Bernard Çallandes, i cili tashmë do ta ketë një ‘armë’ më pak për ndeshjet kualifikuese të shtatorit për Kampionatin Europian “Euro 2020”.

Sulmuesi i Verder Bremen pësoi një lëndim muskulor në ndeshjen e javës së parë të Bundesligës përballë ekipit të Fortunda Dyzeldorf.

Lëndimi i Milot Rashicës është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit gjerman, teksa i ka uruar shërim të shpejtë atij.

“Milot Rashica ka pësuar një zgjatje në muskujt e aduktorëve dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për disa javë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Rashica madje mund të humbasë që të dyja ndeshjet e muajit shtator, kur fillimisht me 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” do të mirëpret Republikën Çeke, teksa vetëm 3 ditë më pas në “St Mary’s Stadium”,  Dardanët do të luajnë kundër Anglisë.

Mirëpo Rashica nuk është mungesa e vetme te përfaqësuesja e Kosovës, pasi seleksionuesi Çallandes për ndeshjet e shtatorit nuk do të mund të logarisë githashtu edhe në shërbimet e Hekuran Kryeziut dhe Arbër Zenelit.

Leave a Reply