Struga Trim Lum – FC Shkupi, formacionet zyrtare

Java e katërt në elitën e futbollit vendor dhuron super përballjen mes dy skuadrave shqiptare, Struga Trim Lum dhe FC Shkupi, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për dy skuadra thuajse me kualitet të njëjtë, me FC Shkupin që ka përvojë shumë më të madhe, mirëpo edhe Struga Trim Lum, që në dy ndeshjet e zhvilluara si vendas në mesin e më të mirëve ka shënuar po aq fitore.

Të dy trajnerët tashmë kanë shpalosur edhe emrat e futbollistëve me të cilët do të zbresin në fushë, ndërsa për dallim nga ndeshjet e javës së kaluar, që të dy kanë bërë ndryshime.

Trajneri i vendasve, Jeton Beqiri në vend të Emran Ramadanit në krahun e djathtë të sulmit, ka vendosur që të inkuadrojë ish futbollistin çairasve, Florent Osmanin, ndërkohë Faruk Jonuz, që udhëheq sot FC Shkupin përballë skuadrës strugane, për dallim nga ish trajneri Umit Karan, që udhëhoqi ekipin deri javën e shkuar, ka vendosur që në mesfushë në vend të kapitenit Bajrami, të vendos të riun Esati, teksa në sulm në vend të Likës, ti jap mundësinë sulmuesit Dembo.

Ndeshja Struga Trim Lum – FC Shkupi starton në ora 16:30.

Leave a Reply