Ademi: Krijuam shumë raste, duheshe të fitojmë ndeshjen (VIDEO)

“infOSport.mk” drejtëpërdrejtë nga Ber Sheva

Protagonisti kryesor që i solli një pikë Maqedonisë së Veriut nga transferta në Ber Sheva ndaj Izraelit, Arijan Ademi, pas ndeshjes ndjehej i dëshpëruar, pasi skuadra “verdhekuq” nuk arriti që në Shkup të rikthehet me 3 pikë të plota, shkruan “infOSport.mk”.

“Ishim shumë të mirë, kishim shumë raste shënimi që nuk i shfrytëzuam. Më vjen keq që nuk fituam ndeshjen, 1:1 fatkeqësisht” – tha Arijan Ademi pas përfundimit të ndeshjes.

Ademi golin e vetëm për Maqedoninë e Veriut e realizoi në minutën e 64-të, duke iu kundërpërgjigjur golit të shënuar nga Zahavi në minutën e 54-të.

Deklarata e Arijan Ademit pas perfundimit te ndeshjes

Deklarata e Arijan Ademit pas perfundimit te ndeshjes

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 5 септември 2019 г.

Leave a Reply