Bejtullai: Barazimi rezultat real që duhet të na kënaq

“infOSport.mk” drejtëpërdrejtë nga Ber Sheva

Egzon Bejtullai pa dyshim se ishte një ndër futbollistët më të mirë të Maqedonisë së Veriut në takimin ndaj Izraelit në Ber Sheva, në të cilin “verdhekuqtë” morrën një barazim 1:1, shkruan “infOSport.mk”. Sipas tij ky barazim ka qenë real, pasi të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për shënim.

“Ekipi kundërshtarë kishte shumë raste dhe neve mund ta humbnim ndeshjen, mirëpo gjithashtu edhe ne kishim rastet tona dhe mund të fitonim ndeshjen. Besoj se duhet të jemi të kënaqur me një barazim si ky sonte” – u shpreh Bejtullai pas përfundimit të ndeshjes.

Maqedonia e Veriut nga Izraeli duhet të udhëtojë drejt Letonisë, aty ku me 9 shtator do të zhvillojë edhe ndeshjen e xhiros së 6-të në grupin “G”.

Aktualisht Maqedonia e Veriut me 5 pikë renditet në pozitën e katërt, ndërsa një fitore ndaj letonezëve do të përmbushte kërkesat e trajnerit Angellovski, i cili para nisjes për në Izrael, kërkonte grumbullimin e 4 pikëve nga këto dy ndeshje të shtatorit.

Egzon Bejtullai flet pas ndeshjes me Izraelin

Egzon Bejtullai flet pas ndeshjes me Izraelin

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 5 септември 2019 г.

Leave a Reply