Renova gjen golin pas plotë 328 minutave (VIDEO)

Renova më në fund ka gjetur rrjetën kundërshtare. Skuadra nga Xhepçishti e nisi shumë mirë sezonin e ri, duke regjistruar dy fitore të njëpasnjëshme në Tetovë në dy xhirot e para të sezonit dhe një barazim në udhëtim te FC Shkupi, për të vijuar më pas një seri prej 3 disfatave të njëpasnjëshme, njofton “infOSport.mk”.

Për më tepër në të trija këto ndeshje, Renova nuk arrinte të gjejë golin. Atë e gjeti gjeti vetëm sot në ndeshjen e javës së 7-të kundër Makedonija Gj.P në transfertë. Autor i golit të vetëm, të vlefshëm 3 pikë për Renovën ishte Ilirid Ademi, që në këtë mënyrë ndëshkoi ish skuadrën e tij.

Goli i Ilirid Ademit ndaj Makedonija Gj.P

Goli i Ilirid Ademit ndaj Makedonija Gj.PMomenti i minutes se 50-te, kur Ilir Ademi si rakete futet brenda zones dhe ndeshkon ish skuadren e tijMAKEDONIJA GJ.P – RENOVA 0:1(I. ADEMI 50')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 22 септември 2019 г.

Ndryshe për herë të fundit, Renova kishte shënuar po në Shkup, në transfertën në Çair kundër FC Shkupit në kuadër të javës së 3-të, me Remzifaik Selmanin në minutën e 82-të.

Vijuan disfatat nga Vardari (0:1), Akademia Pandevi (0:2) dhe Shkëndija (0:2), ndërsa duke pasur parasysh se edhe sot përballë Makedonija Gj.P, shënoi në minutën e 50-të, i bie që skuadra e Bujar Islamit nuk kishte shënuar plotë 328 minuta (përfshirë edhe 8 minutat e fundit nga 90 minutëshi në Çair).

Renova shënoi gol pas plotë 328 minutaveIlirid Ademi në minutën e 50-të kaloi në epërsi Renovën në transfertën ndaj Makedonija GJ.P., duke shënuar në këtë mënyrë ndaj ish skuadrës së tij

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 22 септември 2019 г.

Ndeshjen e rradhës kampionale, Renova do ta zhvillojë kundër Borecit në Tetovë (29 shtator), mirëpo paraprakisht ata si mysafir kundër Tikveshit do të zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply