Flet Ardian Cuculi, “heroi” i derbit të madh gjilanas

Ish futbollisti i Shkëndijës, Ardian Cuculi në derbin e tij të parë të Anamoravës ka rezultuar deçiziv, teksa ndihmoi skuadrën e tij, Drita, që të mund Gjilanin me rezultatin 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Vetë futbollisti kërçovarë ka mbetur i befasuar pas ndeshjes me atmosferën që krijuan tifozërit e të dyja skuadrave, teksa pas përfundimit të ndeshjes, në një intervistë për “Super Sport Kosova”, pranoi se goli ishte skemë e ushtruar mirë nga trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu.

“Derbit nuk luhen, derbit fitohen. Ne u futëm në fushë për ti gëzuar këta tifozë të mrekullueshëm siç janë ‘Intelektualët’. Por, gjithashtu dua që ti falenderoj edhe Gjilanin dhe tifozërinë e tyre që i mbështetën sot. Derbi ishte përtej pritshmërive, shumë i mirë dhe i luftuar. Goli erdhi nga një skemë të cilën e kemi punuar edhe në seancat stërvitore me trajnerin Ardian Nuhiu”, – deklaroi Ardian Cuculi.

Leave a Reply