ZYRTARE: Ferhan Hasani transferohet te Helsinki i Finlandës

Tashmë është zyrtare se Ferhan Buba Hasani karrierën e tij do ta vazhdojë në elitën e futbollit të Finlandës.

Buba 29 vjeçar, firmos kontratë me ekipin më të trofeshëm në vend, HJK Helsinkin, duke u dhënë fund paqartësive rreth të ardhmes së tij. Të njohur gjithë kohën me rrjedhën e bisedimeve ndërmjet futbollistit dhe skuadrës finlandeze, lajmin ekskluzivisht për Sportmania dhe Tv Shenja e konfirmojnë Buba dhe ekipi medial i HJK Helsinkit që komunikojnë akordin.

Edhe pse klubi ofronte dhe insistonte në kontratë 2 vjeçare, me kërkesë të vetë Hasanit është firmosur bashkëpunim një vjeçarë deri në dhjetor të vitit 2020, me opsion për të shtuar edhe ndonjë vit tjetër.

HJK Helsinki do të jetë klubi i pestë nga po aq shtete të ndryshme në karrierën e Ferhan Hasanit, pasi deri tani përveç klubit amë Shkëndijës, ai ka luajtur gjithashtu edhe me Ëolfsburgun në Gjermani, Brondbyn në Danimarkë dhe së fundmi Al Raed në Arabinë Saudite.

 

 

Leave a Reply