Futsal Club Arben Bajrami e nis me këmbë të mbarë sezonin debutues në ligën e dytë

Loja e futsalit, apo futbollit të luajtur në palestër nga dita në ditë po merr hov të madh në mesin e shumë të rinjëve në vendin tonë, e në veçanti shqiptarëve, njofton “infOSport.mk”. I tillë është rasti edhe me “Futsal Club Arben Bajrami”, që po zhvillon sezonin debutues në ligën e dytë të futsalit vendor.

Bëhet fjalë për një skuadër shkupjane, që përbëhet nga lojtarë kryesisht të rrethinës së Komunës së Çairit, ndërsa në rradhët e veta ka edhe reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut, Taulant Ismailin.

Ky i fundit iu bashkua kësaj skuadre gjatë kësaj vere nga rradhët e Futsal Shkupit, njëjtë sikurse edhe Eroll Dalip dhe Berat Ramadani, ndërsa pjesë e kësaj skuadre janë edhe shumë të rinjë të tjerë, para të cilëve është një e ardhme e ndritur.

“Futsal Club Arben Bajrami” datën 31 tetor të vitit 2019-të do ta mbajë mend gjatë kohë, pasi pikërisht në këtë ditë ata nisën rrugëtimin e tyre të gjatë, e ku si piksynim kanë promovimin në mesin e më të mirëve në futsalin vendor.

Dhe nisur nga rezultati dhe loja e treguar ndaj SEEU Tetovës, në të cilën ndeshje shënuan fitore me rezultatin e thellë 5:1, kjo gjë nuk duhet të na habis, pasi “Futsal Club Arben Bajrami”, që në start tregoi se ka krijuar një skuadër shumë respektabile dhe konkurruese, që nga ndeshja në ndeshje do të përfitojë edhe më shumë vetëbesim dhe se në fund do i’a arrijnë qëllimit për të promovuar këtë emër edhe në mesin e më të mirëve.

Ndryshe sa i përket transfertës kundër SEEU Tetovës, lojtar i ndeshjes doli të jetë Kadir Jahja, që realizoi “tripletë”, ndërsa nga një gol realizuan edhe Taulant Ismaili dhe Pajtim Rexhepi.

Urime dhe suksese në ndeshjet e rradhës edhe nga “infOSport.mk”…..

Leave a Reply