Ndeshjet çerekfinale: Shkëndija përballë Rabotniçkit, Shkupi kundër Ak.Pandev

Janë mësuar paret rivale për ndeshjet çerekfinale të Kupës, e ku vëmendjen më të madhe do të tërheqin përballjet, Shkëndija – Rabotniçki dhe Shkupi – Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Fituesit aktual të Kupës ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në Çair, ndërkohë kampionët në fuqi të vendit, Shkëndija ndeshjen e parë ndaj “romantikëve” do ta zhvillojë në Tetovë.

Në dy përballjet tjera çerekfinale, Struga Trim Lum do të përballet me Renovën, ndërkohë goglat deshën që në këtë fazë dy skuadrat e ligës së dytë, Bregallnica dhe Labunishta të përballen mes vete.

Ndeshjet e para në program janë me datë 4 dhjetor, ndërkohë ato kthyese me 4 mars të vitit 2020.

Ndeshjet çerekfinale

Shkëndija Rabotniçki
FC Shkupi Ak.Pandev
Struga TL Renova
Bregallnica Labunishta

 

Leave a Reply