Super goli i Ademit ndaj Akademia Pandev (VIDEO)

Renova dhe Akademia Pandevi kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e javës së 14-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Ishte ky barazimi i 3-të për “gjipspunuesit” gjatë këtij edicioni, të cilin e arritën vetëm në pjesën e dytë me anë të rezervistit Ilir Ademi.

Ndryshe Akademia Pandev avansoi me golin e Sashko Pandev që në minutën e 8-të. Pas këtij goli Renova tentoi që të vinte deri tek barazimi, mirëpo pa sukses, ashtu që pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve.

Sashko Pandev shenon ne rrjeten e Hadis Veli

Sashko Pandev shenon ne rrjeten e Hadis Veli, Ak. Pandev kalon ne epersi ndaj Renoves ne Tetove RENOVA – AK. PANDEV 0:1(S. Pandev 8')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 9 ноември 2019 г.

Gjatë pjesës së dytë pamë një Renovë më sulmuese, ndërsa inkuadrimi në lojë i Artan Veliut dhe Ilirid Ademit dha rezultatin e duhur, me këtë të fundit që edhe njëherë tjetër dëshmoi cilësitë e tij të larta realizuese.

Ilirid Ademi shenon nje super gol me koke dhe barazon rezultatin ndaj Ak.Pandev

Ilirid Ademi shenon nje super gol me koke dhe barazon rezultatin ndaj Ak.PandevRENOVA – AK. PANDEV 1:1(I. Ademi 74')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 9 ноември 2019 г.

Ademi në minutën e 74-të (10 minuta pas inkuadrimit në lojë) shënoi një super gol me kokë, edhe atë nga një distancë prej 15 metrash. Fisnik Zuka nga e majta harkoi në zonën kundërshtare, aty ku në manirin e golashënuesve të mëdhenj reagoi sulmuesi nga Gostivari, për të cilin ishte ky goli i 3-të sezonal.

Pas këtij barazimi Renova mbetet sërish në pozitën e 8-të me 15 pikë, ndërkohë Akademia Pandevi me 26 pikë vazhdon të mbajë pozitën e dytë.

Leave a Reply