Struga Trim Lum leksion Vardarit, Shkupi kthehet duarbosh nga Kratova

Struga Trim Lum i ka shkaktuar disfatën e dytë sezonale liderit aktual Vardarit. Skuadra strugane shënoi fitore 2:1, duke i shkaktuar disfatën e parë liderit aktual pas 12 ndeshjeve rradhazi pa humbje. Që të dy golat skuadra strugane i realizoi gjatë pjesës së parë, me Hristijan Kirovski (25’) dhe Arben Tafe (45+2’), ndërsa golin e vetëm për ekipin shkupjan e realizoi Darko Micevski në minutën e 80-të nga penaltia.

Një gol i hershëm nga Milosh Zheravica (3’) i dha fitoren minimale Sileksit përballë FC Shkupit që vazhdon rënien në tabelën e klasifikimit, ndërsa dy ndeshjet tjera të ditës së sotme, ajo në Tetovë midis Renovës dhe Akademia Pandevit dhe në Veles, midis Borecit dhe Makedonija GJ.P u mbyllën me barazime identike 1:1.

LPFMV

Sileksi 1:0 FC Shkupi
Struga Trim Lum 2:1 Vardari
Renova 1:1 Ak.Pandev
Boreci 1:1 Makedonija GJ.P
E diel:  
Rabotniçki

13:00h

Shkëndija

Leave a Reply