Struga Trim Lum i jep fund serisë prej 12 ndeshjeve pa humbje të Vardarit (VIDEO)

Struga Trim Lum i ka dhënë fund serisë prej 12 ndeshjeve pa humbje të Vardarit, skuadër kjo që sot në udhëtim pësoi disfatë me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë sa u përket rasteve për gol doli të jetë e barabartë, mirëpo me ekipin vendas që në maksimum arriti që ti shfrytëzojë mundësitë e dhëna. Ishte Hristijan Kirovski i pari që shënoi në rrjetën e Gaçevskit, kur në minutën e 25-të me kokë shtangu portierin mysafir.

Pas këtij goli Vardari u kanos me anë të Cvetanovski dhe Avramovski, goditja e të cilit me kokë u ndal në traverzë.

Struga Trim Lum shenon ndaj Vardarit

Struga Trim Lum shenon ndaj VardaritSTRUGA TRIM LUM – VARDARI 1:0(H. Kirovski 25')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 9 ноември 2019 г.

Dhe kur të gjithë menduan se pjesa e parë do të mbyllet me vetëm një gol në rrjetën e Vardarit, rivënia e parë nga këndi solli edhe golin e dytë për Struga Trim Lum. Kapiteni Flamur Tairi mjaft mirë harkoi në qendër të zonës kundërshtare, aty ku më së miri u gjind mbrojtësi Arben Tafe dhe me një goditje të fortë me kokë edhe për herë të dytë mposhti Gaçevskin.

Arben Tafa shtang Gaçevskin. Struga TL – Vardari 2:0

Arben Tafa shtang Gaçevskin. Struga TL – Vardari 2:0STRUGA TRIM LUM – VARDARI 2:0(A. Tafe 45+')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 9 ноември 2019 г.

Ky rezultat bëri që në pjesën e dytë Struga Trim Lum me vetëdije të tërhiqet në zonën e saj, mirëpo me futbollistët e vendosur mirë në të gjitha pozicionet që me shumë përpikmëri  kryen detyrat e dhëna nga ana e trajnerit Jeton Beqiri, strategjia e të cilit në fund dha rezultatin e duhur, pasi Vardari në asnjë rast nuk arriti që të rrezikojë më konkretisht portën e Urosh Gjuriq gjatë pjesës së dytë.

Gabimi i vetëm nëse mund të thuhet ashtu, ishte nga ana e mbrojtësit Aliti, i cili në minutën e 80-të ndali në mënyrë të palejuar brazilianin Zhuninjo, me ç’rast arbitri Mavrov tregoi në pikën e bardhë.

Darko Micevski nga penaltia ngushton epersine e Struga Trim Lum

Darko Micevski nga penaltia ngushton epersine e Struga Trim LumSTRUGA TRIM LUM – VARDARI 2:1(D. Micevski 80' – pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 9 ноември 2019 г.

Ekzekutues i saktë doli të jetë Darko Micevski, për të cilin ishte ky goli i tretë sezonal, dhe në të trija rastet nga pika e bardhë.

Me këtë fitore Struga Trim Lum vazhdon të mbajë pozitën e 7-të në renditje, tashmë me 18 pikë, ndërkohë Vardari mbetet në krye të renditjes me 30 pikë.

 

 

Leave a Reply