Skenderovski zëvendëson Bozhoviqin në krye ekipit përfaqësues të futsalit

Vasko Skenderovski do të jetë seleksionuesi i ri i ekipit përfaqësues të futsalit, njofton “infOSport.mk”.

Skenderovski në këtë post do të zëvendësojë strategun serb Ivan Bozhoviq, dorëheqjen e të cilit e pranoi Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Në këtë mënyrë Skenderovski rikthehet në krye të përfaqësueses së futsalit në vend, pjesë e së cilës ishte për plotë 14 vite (2002-2016). Me të në krye përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal ishte shumë pranë kualifikimit për në Euroopianin e vitit 2015-të.

Leave a Reply