Hendbollistja e Çairit operohet, do të pauzojë 6 muajë!

Klubi i hendbollit të femrave Çair në vijim të kampionatit në Superligë do të ketë mungesë kapitenen Leonora Rrahmani. Kjo e fundit mori një lëndim në derbin me Metallurgun, duke këputur ligamentet dhe meniskusin e gjurit të këmbës së majtë, ndërsa sot ka kryer me sukses edhe ndërhyrjen kirurgjikale.

Rrahmani pas  operimit ka falenderuar të gjithë për përkrahjen, duke premtuar se do të rikthehet më e fortë.

“Operimi është kryer me sukses dhe shpresojë që edhe faza e rikuperimit të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme për tu rikthyer sërish në parket dhe në formën e vjetër. 6 muaj pauzë do të mbetem jashtë ekipit vetëm si trup, por me shpirt dhe zemer do të jem aty se bashku me klubin dhe trajnerët që qëndruan gjithmonë afër meje në situata të mira dhe të vështira”, ka shkruar Rrahmani, duke vazhduar më tej të falendërojë të gjithë ata që i kishte pranë vetes në kohë të vështira. “Falenderojë familjen, bashkëlojtaret e skuadrës Çairit, trajnerët, shoqërinë dhe të gjithë ata që u shqetësuan dhe u kujdesën gjatë gjithë kohës për gjendjen time. Ndjehem e privilegjuar që jam e rrethuar me njerëz si ju. Ju faleminderit për gjithçka”, ka përfunduar kapitienia e KHF Çair.

Leonora Rrahmani pritet të rikthehet në parket pas 6 muajve./InfOSport.mk

Leave a Reply