Futsal Shkupi nderon “Shvercerat”

Grupi i tifozëve “Shvercerat” të premtën në teatrin Kombëtarë shpalosën dokumentarin rreth ditëlindjes së tyre të 30-të, e ku të ftuar ishin shumë fytyra të njohura sportive, e që të kaluarën apo të tashmen e kishin të ndërlidhur me FC Shkupin, apo ish Sloga Jugomagnatin, njofton “infOSport.mk”.

Në një organizim perfekt, drejtuesit e tifo grupit “Shvercerat” ndanë mirënjohje për gjithë legjendat e klubit nga Çairi, siç ishin, Argjend Beqiri, Arben Nuhiu, Nexhat Shabani, Nexhmedin Memedi, Nebi Mustafi, Ertan Demiri, Goran Stankovski, Gogo Jovçev, Suat Zendeli, Ardian Nuhiu, Zekirja Ramadani, Muharem Bajrami dhe trajneri legjendar, Gjore Jovanovski.

Megjithatë ndryshe ndodhi nga klubi i Futsal Shkupit, kampion në elitën e futsalit vendor, drejtuesit e së cilës skuadër, në shenjë respekti për përkrahjen që ky grup ju jep atyre gjatë ndeshjeve kampionale dhe ndërkombëtare, kishin përgatitur një dhuratë modeste, duke ju dhuruar fanellën e klubit të tyre me numrin 30-të, që  asoconte në ditëlindjen e tyre.

FUTSAL SHKUPI NDERON “SHVERCERAT”Grupi më i mirë në Botë, “Shvercerat” të premtën në teatrin Kombëtarë shpalosën…

Публикувахте от Futsal Shkupi в Понеделник, 25 ноември 2019 г.

Leave a Reply